16,06,2025

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj, i dënuar për vjedhje

Must Read


Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasi ka pranuar një informacion inteligjent, sot në orët e hershme të mëngjesit, në ora 06:20 ka arrestuar në fshatin Komogllavë të Ferizajt
personin e kërkuar me inicialet S.S (M/K), 29 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të 2 urdhëresave të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘’ Vjedhje & Kanosje ’’ me dënim burgimi prej trembëdhjetë ( 13) muajve .
Policia, të njëjtin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit dërgohet në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan 34 Mulçerues dhe 21 pompa për spërkatje: Përfituese edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”

Në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt ka realizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img