21,04,2025

Vazhdon aksioni “Brezovica 3”, bastisen 12 lokacione – arrestohen shtatë persona

Must Read

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke vazhduar aksioni “Brezovica 3 ” ku janë duke u bastisur 12 lokacione të ndryshme në katër qytete të ndryshme, përkatësisht: Ferizaj, Prishtinë, Skenderaj dhe Lipjan.

Prokuroria njofton se, deri më tani janë arrestuar shtatë persona, tre  prej tyre ish- zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe katër  pronar të kompanive ndërtimore, të cil

Tutje, në njoftim thuhet se, Prokuroria Themelore në Ferizaj do t’iu mbajë të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera rreth këtij aksioni.

Ndryshe, në dhjetor të vitit 2021, lidhur me rastin “Brezovica” u arrestuan dhjetë persona, përfshirë edhe ish-kreun e Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq. Ai dyshohet se ka fituar në mënyrë të kundërligjshme një milion euro.

Nikolliq dhe të arrestuarit e tjerë dyshohet se kanë marrë vila, vetura dhe dhurata të tjera në këmbim të lëshimit të lejeve për ndërtimin e vilave dhe objekteve të tjera në Parkun Kombëtar “Sharri”, ku gjendet edhe Brezovica.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prokuroria: Motivi për vrasjen e rreshterit Lika lidhet me punën e tij si polic

Policia e Kosovës në aksionin e zhvilluar sot në Kaçanik, lidhur me rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img