24,11,2024

Kuvendi i Ferizajt: Draft Plani i Veprimit të Transparencës 2022-2026 do të dal në diskutim publik për shqyrtim të mëtutjeshëm

Must Read

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, i shoqëruar edhe nga nënkryetari i komunës  Lulzim Aliu, si dhe drejtorët e drejtorive komunale, ka mbajtur mbledhjen e trete të kuvendit.

Në këtë mbledhje nënkryetari i  Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu, ka bërë propozim vendimin për vënien në diskutim publik të Draft Planit të Veprimit të Transparencës 2022-2026. Ai ka thënë se Komuna e Ferizajt, aktualisht ka një plan të tillë, por duhet të ndryshohet për shkak të disa udhëzimeve administrative të transparencës  të cilat janë ndryshuar nga niveli qendror. Pas këtij propozimi të gjithë anëtarët e kuvendit me shumicë votash kanë vendosur që ky plan të del në diskutim publik e të bëhet shqyrtimi i mëtutjeshëm i tij.

Në këtë mbledhje u diskutua edhe propozim – vendim për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), ku nga shoqëria civile në këtë komision u vendos që të jetë Arbenita Topalli, ndërsa gjerë e gjatë është diskutuar edhe propozim-vendimi për Themelimin e Komisionit të Kuvendit të Komunës për zgjedhjen e këshillave lokale. Në këtë komision u caktuan këta anëtarë: Arbnora Salihu nga Paria Demokratike e Kosovës, Ibrahim Osmani nga Lëvizja Vetëvendosje, Jehona Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës si dhe Agnesa Bobi-Syla nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Ndërkaq drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli ka bërë disa propozim-vendime siç janë: propozim-vendimin  për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesëve të ngastrave kadastrale; 499-0 dhe 760-0 Z.K. Dremjak, pronë private, me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 501-0 Z.K. Dremjak, pronë e Komunës së Ferizajt, propozim – vendim për shpalljen e interesit të përgjithshëm për pjesën e  ngastrës kadastrale; 379-0 me sipërfaqe 242 Z.K. Tërrn, pronë private, me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 376-0 Z.K. Tërrn, pronë e Komunës së Ferizajt, propozim – vendim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të lokaleve me numër kadastral 0-72217092-00714-4-22-2-1-0 dhe 0-72217092-1-3-1-0 Z.K.Ferizaj, propozim – vendim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër për Organizata Jo-Qeveritare, pjesët e ngastrave 572-0 me sipërfaqe 206 m2,   570-1 me sipërfaqe 410 m2 dhe 569-1 me sipërfaqe 484 m2 Z.K. Ferizaj, si dhe  propozim – vendimin për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesëve të ngastrave kadastrale; 633-2 , 630-0 Z.K. Bablak, pronë private me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 626-1 Z.K. Babush i Ri, pronë e Komunës së Ferizajt.

Ndërsa, drejtori i Drejtorisë së Urbanizimit ka bërë propozim-vendimin për mbrojtjen e vlerës së natyrës: ”Trungu i Rrënjës (Quercus robur)” në fshatin Balaj, Komuna e Ferizajt si Monument i Natyrës.

Poashtu në këtë mbledhje u caktuan edhe anëtaret  për komisionet komunale të aksionareve në ndërmarrjen publike. Në ndërmarrjen  “Pastërtia” anëtarë u caktua Bujar Hasani dhe Fatmir Xhakli, anëtaret të komisionit të Stacionit të Autobusëve u caktua Abedin Ramadani dhe Kamber Kamberi si dhe në  ndërmarrjen publike “Ambienti” u caktua Fatmir Ademi dhe Nexhmedin Bajrami.

Anëtarët e Kuvendit të Komunës me shumicë votash vendosën që të del në diskutim publik  edhe Rregullorja për Organizimin dhe Shfrytëzimin e Parkingjeve në tërë territorin e Komunës së Ferizajt, propozim i bërë ky nga drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike Arben Halili.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img