12,02,2026

Identifikohet me anë të ADN’së personi që vdiq brenda veturës e cila eksplodoi në Ferizaj

Must Read

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar personin që vdiq brenda veturës e cila eksplodoi në një pompë të benzinës në Ferizaj.

Një veturë para disa ditësh eksplodoi para një pompe të benzinës në Ferizaj.

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se lidhur me rastin i cili ndodhi më 7 shkurt, tanimë ka identifikuar viktimën që vdiq brenda veturës.

Policia ka thënë se identifikimi është bërë me anë të ADN-së.

Hetimet lidhur me rastin, thotë policia, janë duke vazhduar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Identifikohet dhe arrestohet personi që shkaktoi aksident trafiku dhe u largua nga vendi i ngjarjes në Shtime

Me datën 04.02.2026, rreth orës 18:25, në rrugën magjistrale Shtime–Lipjan, saktësisht në fshatin Davidovc, ka ndodhur një aksident trafiku...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img