Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj L.I, pasi e sulmoi me thikë vëllain e tij.
Sipas gjykatës, i dyshuari i ka shkaktuar lëndime me mjet të mprehtë vëllait të tij në krahun e majtë dhe në shpinë.
“Ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri L.I më 16 shkurt 2022, në një rrugë në Ferizaj, pas një mosmarrëveshje verbale me të dëmtuarin E.I. vëllain e tij, me dashje e sulmon duke e goditur me një mjet të rrezikshëm – thikë, në atë mënyrë që e godet në krahun e majtë në pjesën e epërme si dhe në shpinë, me ç` rast i shkakton lëndime trupore dhe i njëjti ka kërkuar tretman mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Ferizaj, 18 shkurt 2022 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.I. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndimi i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamenti i Përgjithshëm, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri L.I më 16 shkurt 2022, në një rrugë në Ferizaj, pas një mosmarrëveshje verbale me të dëmtuarin E.I. vëllain e tij, me dashje e sulmon duke e goditur me një mjet të rrezikshëm – thikë, në atë mënyrë që e godet në krahun e majtë në pjesën e epërme si dhe në shpinë, me ç` rast i shkakton lëndime trupore dhe i njëjti ka kërkuar tretman mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.