24,11,2024

I shkaktoi lëndime vëllait të tij, arrestohet 19 vjeçari nga Ferizaj

Must Read

Stacioni policor në Ferizaj ka njoftuar se sot rreth orës 12:40 ka pranuar një informacion nga Qendra Emergjente në Ferizaj, se një person është duke u trajtuar, për shkak të një lëndimi trupor.

“Policia e rendit menjëherë ka shkuar aty dhe ka kuptuar se bëhet fjalë për një lëndim trupor me mjet të mprehtë ( thikë). Ngjarja kishte ndodhur në rrugën ‘’ Epopeja Jezercit’’ në Ferizaj . Në lidhje me këtë hetuesit e stacionit, sektori i dhunës në familje i kanë marr veprimet e nevojshme dhe kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet L.I (M/K) i moshës 19 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje me vëllain e tij , këtij të fundit i shkakton lëndime trupore”, thuhet në njoftim.

Policia, të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas deklarimit të tij në polici në lidhje me rastin, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img