11,09,2025

Ashkalinjët paralajmërojnë dalje nga koalicioni: Nëse vazhdon kjo qasje e Qeverisë Kurti do ta rishikojmë koalicionin

Must Read

Të martën është shënuar 19-vjetori i Ditës së Flamurit të komunitetit ashkali. Qazim Rrahmani nga Partia e Ashkalinjve për Integrim ka thënë se nuk kanë pasur përkrahje nga ana e Qeverisë për shënimin e kësaj dite.

“Është ligji për promovimin e të drejtave të komunitetit, sot ka qenë dita jonë nacionale, shteti e ka për obligim të promovojë, të financojë qoftë edhe aktivitetet tona për festën tonë, kjo nuk ka ndodhur në këtë festë e as në të kaluarën, qeveria nuk ka financuar aktivitetet tona për festën tonë nacionale”, ka thënë Rrahmani.

“Qeveria nuk e ka përkrahur ditën e komunitetit ashkanli, duhet ta themi publikisht… Me mospërkrahjen e tij, nuk na ka lënë me festu festën qysh duhet”, ka shtuar ai.

Ai tha se kjo festë “e gjen të lumtur komunitetin për festën, por jo edhe për kushtet e jetesën në Kosovë”.

Sipas Rrahmanit për një vjet qeverisje, nga qeveria Kurti nuk janë marrë parasysh kërkesat e këtij komuniteti, dhe sipas tij, është ndaluar edhe projekti, që ishte miratuar nga qeveritë e kaluara, për ndërtimin e disa shtëpive, me pretekstin, siç thotë ai, se kishte keqpërdorime të tenderimit.

“Për një vjet qeverisje, kërkesat e komunitetit ashkali nuk ka ecur përpara, janë ndërprerë projekti i shtëpive. Me ardhjen e qeverisë Kurti është ndërprerë ky projekt, arsyeja sipas tyre është se ka pasur keqpërdorim në tenderim, ne nuk e dimë, por njerëzit janë jashtë, edhe shtëpitë që i kanë pasur i kanë prishur duke menduar se kanë me hy në të rejat, tash nuk e kanë asnjërën”, ka deklaruar ai në KlanKosova.

“Ose rifillo projektin, ose paguaja qiranë atyre njerëzve”, ka shtuar ai.

Madje Rrahmnai tha se nëse do të vazhdojë kjo qasje e qeverisë ndaj këtij komuniteti, do ta rishikojnë edhe mundësinë për të dalë nga koalicioni.

“Do ta rishikojmë koalicionin nëse kjo qasje vazhdon kështu, nuk merren parasysh kërkesat e këtij komunitetit”, ka thënë ai.

Sot, sipas Rrahmanit, ashkalinjtë janë komuniteti më i diskriminuar, më i varfër e më i anashkaluar, krahasuar me komunitetet tjera në Kosovë, sidomos me atë serb.

“Kanë menduar që vetëm për kafshatën e bukës të ndihmohet ky komunitet, por jo ky komunitet ka probleme më të mëdha, kërkojmë punësim, infrastrukturë, banim të qëndrueshëm”, ka shtuar ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img