11,09,2025

Të enjten ditë pushimi, në 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Must Read

Të enjten do të shënohet 14 vjetroi i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Për nder të kësaj feste do të jetë ditë pushimi.

Kështu thuhet në njoftimin të cilin Ministria e Punëve të Brendshme u ka dërguar punonjësve në institucionet shtetërore.

“Të nderuar/a nëpunës/e të Administratës Publike të Republikës së Kosovës, bazuar në Ligjin Nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës, ju njoftojmë se për nder të festës së Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, për nëpunësit e Administratës Publike të Republikës së Kosovës, ditë pushimi do të jetë e enjte 17 shkurt 2022”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Kujtojmë se Kosova ka shpallur pavarësinë më 2008, dhe deri më sot është njohur nga shumë shtete të ndryshme të botës.

Shteti i fundit që ka njohur Pavarësinë e Kosovës është shteti i Izraelit i cili zyrtarizoi njohjen e shtetit tonë më 1 shkurt 2021.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img