25,11,2024

Faturat janë edhe më të shtrenjta se në kalkulatorin e ZRRE-së, aty fshihet pjesa që subvencionohet nga Qeveria

Must Read

Zyra e Rregullatorit për Energji ka publikuar dje një kalkulator, përmes së cilit qytetarët mund të llogarisin faturën mujore me tarifat e reja, që janë miratuar dje. Por, në këtë kalkulator s’është përfshirë fare pjesa e subvencionimit nga Qeveria. Fatura duket më e lirë se çmimi real i saj.

Për këtë janë ngritur shqetësime nga qytetarët nëpër rrjete sociale. Ata thonë se çmimet e energjisë janë më të shtrenjta se që paraqiten në kalkulatorin e ZRRE’së, meqenëse aty figuron vetëm vlera e faturës pas subvencionimit, shkruan Gazeta Express

Sipas kalkulatorit të publikuar nga ZRRE-ja, energjinë që në Janar 2022 e kam paguar 184.23 EUR -> Muajin e ardhshem do ta paguaj diku rreth 305 EUR -> në Janar 2023 do t’a paguaj 506.16 EUR, nëse hargjohet subvencioni deri në 2023. Nëse nuk jam gabim, ky po që është një “qepim” klasik!”, ka shkruar Partin Imeri.

“Prapaskena e fshehjes se kalkulimit te cmimit real te energjise elektrike sipas kalkulatorit te prezentuar nga ZRRE!Ne video;Vlera reale e fatures 120.38 €Vlera qe prezentohet te qytetari 74.49 €Vlera qe e paguan indirekt qytetari 45.90 €”, ka shkruar Kujtim Ajvazi.

Në kalkulatorin që kishte publikuar ZRrE’ja në janar të këtij viti, kur propozohej që të shtrenjtohet rryma për qytetarët që shpenzojnë mbi 600 kWh, ka qenë e përfshirë edhe pjesa e subvencionimit nga ana e Qeverisë.

Express ka pyetur ZRRE’në për arsyen se pse në kalkulator s’është përfshirë edhe pjesa që subvencionohet nga Qeveria, mirëpo deri në momentin e publikimit të tekstit s’ka pranuar përgjigje.

Ndryshe, me tarifat e reja, konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kWh energji do të përballen me shtrenjtim të energjisë.

Këta konsumatorë do të duhet të paguajnë 5.9 centë për tarifën e ultë dhe 12.52 centë për tarifën e lartë.

Ata që do të shpenzojnë energji elektrike deri në 800 kWH nuk do të faturohen me çmimin e ri, derisa ata që e kalojnë 800 kWh, me çmimin e ri do t’iu llogaritet vetëm sasia e harxhuar mbi këtë vlerë.

“Tarifat me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët jo familjarë, në kuadër të Shërbimit Universal do të mbesin të njëjta si vitin e kaluar. Tarifat për konsumatorët familjarë, për nivelin e konsumit deri në 800 kËh në muaj, do të mbesin të njëjta, ndërsa diferenca e konsumit mbi 800 kËh për muaj, do të faturohet me tarifën e ulët (gjatë natës) prej 5.9 cent dhe tarifën e lartë (gjatë ditës) prej 12.52 cent. Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi me datë 9 shkurt 2022 dhe do të aplikohen deri më 31 mars 2023”, ka njoftuar ZRRE’ja.

Tarifat kanë hyrë në fuqi nga sot dhe do të jenë të aplikueshme deri më 31 mars të vitit 2023

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img