13,06,2025

Policia arreston 33 vjeçarin në Kaçanik, kanosi me sëpatë dy persona

Must Read

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 33 vjeçar në Kaçanik, i cili kishte kanosur me sëpatë dy persona.

Në njoftimin e bërë për media, thuhet se stacioni policor në Kaçanik, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot, me datë 09.02.2022 rreth orës 15:50 ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Ismail Qemajli’’ në Kaçanik është një rast i kanosjes.

“Policia, menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme dhe ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka arritur të arrestojë një person me inicialet SH.D ( M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili pas një mosmarrëveshje që kishte me dy persona tjerë me inicialet A.D (M/K) i moshës 21 vjeçar dhe XH.H (M/K) i moshës 27 vjeçar , këta të fundit i kanos me një me sëpatë”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se, në lidhje me këtë, policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pasi është intervistuar, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Reçica: Përgjegjësia është e atij që ka dalë i pari në zgjedhje

Elmi Reçica nga rradhët e PDK-së, ka folur para nisjes së seancës së 31-të. Ai theksoi se  përgjegjësia është e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img