Policia e Kosovës ka arrestuar sonte në shtëpinë e tij në Dubravë të Ferizajt, personin me inicialet B.K. (22), i kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për veprën penale vjedhje me dënim burgimi prej gjashtë muajve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës, thuhet në komunikatë.
Më poshtë njoftimi i plotë:
Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot me datë 08.02.2022 rreth orës 18:40, pasi ka pranuar një informacion inteligjent ka arrestuar në shtëpinë e tij në fshatin Dubravë të Ferizajt , personin e kërkuar me inicialet B.K (M/K) i moshës 22 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë për veprën penale ‘’ Vjedhje ’’ me dënim burgimi prej gjashtë (6) muajve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.