Me datë 07.02.2022 nga ora 14:00, Drejtori Rajonal i Policisë Nënkoloneli Basri Shabani shpalosi raportin vjetor të punëspër vitin 2021 të krahasauar me dy vitet paraprake 2020 dhe 2019.
Në prani të shefave të sektorëve sajonal, të komandantëve tëstacioneve policore dhe mbikëqyrësve të njësive rajonale uprezantuan aktivitetet, të arriturat si dhe sfidat e kësaj drejtorie që e përcollën gjatë vitit 2021 .
Përveç aktiviteteve të shumta që ishin gjatë vitit 2021,Drejtori Rajonal tha se kujdes i veçantë me plane konkrete, ju kushtua parandalimit dhe zbulimit të veprave penale të vjedhjeve, vjedhjeve të rënda dhe grabitjeve, e që ka pasur rezultate shumë të mira në shkatërrimin e disa grupeve kriminale dhe dërgimin e tyre para organeve të drejtësisë.
Vëmendje e vecantë ju ka kushtuar dhunës në familje ku janërealizuar disa fushata, punëtori dhe takime të ndryshme nëprandalim .
Ndërsa, gjatë sezonit verorë, policia rajonale ka realizuar disa fushta sensibilizuese në parandalim të aksidenteve në komunikacion , incidenteve të zjarreve dhe vjedhjeve nga automjetet .
Vëmendje e vecantë ju ka kushtuar edhe shkollave.Policia ka hartuar një plan ‘’Shtatori i sigurt’’ rreth dukurive negative nëpër shkolla , me tema të ndryshme.
Në fillim të nëntorit mbi bazën e disa informacioneve policia ka zbatuar një plan operativ ‘’Sharri 2021’’ në koordimin me Prokurorinë Themelore në Ferizaj dhe janë arrestuar disa persona, ku janë konfikuar armë, para, automjete dhe mjete që me veprimet e tyre kriminale kishin shkretuar Parkun Nacionale Sharri.
Ndërsa për festat e fund vitit, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj me kohë i kishte marrë dhe masat e nevojshme me plan operativ për parandalimin e krimit në përgjithësi , e grabitjeve në veçanti.
Paraprakisht , policia rajonale kishte zhvilluar takimet me :- Përfaqësuesit e argjendarëve – Përfaqësuesit e pompave të dërivatëve –restoranteve- Përfaqëuesit e bankave- Përfaqësuesit e qendrave tragtare
Në këtë prezantim u tha se gjatë tërë vitit 2021 kemi pasur vetëm një incident “ Vrasje e rëndë’’ dhe u vlerësua se situata e sigurisë në rajonin e Ferizajt ka qenë e qetë dhe stabile.
Objektivat për vitin 2022- Parandalimi i kriminalitetit në përgjithësi – Parandalimi i krimeve kundër pasurisë ( vjedhjet , vjedhjet e rënda , grabitjet)- Ngritja e zbulueshmërisë së veprave penale- Zbatimi i strategjive nacionale- Avanvcimi i bashkëpunimit me partenrë,- Zgjerimi i kamerave të sigurisë në tërë rajoinin e Ferizajt- Themelimi i nënëstacioneve policore – Greme , Sojevë dhe Softaj apo ( Babush)
Sfidat:
Pamdemia Covid-19
Aksidentet e komunikacionit
Dinamika e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave
Avancimi i teknologjisë ( krimet kibernetike)
Personeli / mosha
Në fund të prezantimit, për punonjësit e dalluar gjatë vitit 2021, janë shpërndanë mirënjohje nga ana e stafit menaxhues