Me datën 07.02.2022, rreth orës 17:40 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se, në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë në hapësirën e një pikë të karburantit në fshatin Babush, një automjet i udhëtareve me targa vendore ishte përfshirë nga flaka. Për pasojë një person ka humbur jetën që ishte në automjet, ndërsa një person tjetër që ishte në marketin e kësaj pikë karburantit ka marr lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për trajtim mjekesorë.
Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj në koordinim dhe me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, menjëherë i ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje .
Nga hetimet e para, egzaminimit të vendit të ngjarjes nga krim teknikët rajonal, grumbullimit të informacioneve nga hetuesit rajonal, video inçizimieve në terren, dyshohet se automjeti i udhëtarëve që ishte në lëvizje, posa ka hyrë në hapësirën e pikës së karburantit ka marr flakë (nga pjesa e mesme e automjetit), në rrethana ende të pasqaruara dhe për pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i automjetit ( i paindetifikuar ), ndërsa është lënduar personi me inicialet A.I (F/K) e moshës 21 vjeçare nga një pjesë e shkëputur metalike nga automjeti, e cila në ato momente ishte duke punuar në marketin e kësaj pikë karburanti.
Me vendim të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj i cili ishte në vendin e ngjarjes, rasti është cilësuar ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe trupi i pajetë ( i karbonizuar) është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për identifikim, ndërsa automjeti është tërhequr nga policia për egzaminim.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Njësia e Deminimit të Policisë së Kosovës dhe Eksperti i Zjarrëve.
Policia Rajonale e Ferizajt, në bashkëpunim edhe me njësitet tjera për hetim, që kur ka ndodhur ngjarja është duke punuar në vazhdimësi në grumbullimin e informacioneve, intervistimin e personave për të zbardhur rastin.
Për informacione tjera deri në identifikimin e plotë të trupit të pajetë dhe rrethanave se si ka ndodhur ngjarja, opinioni publik do të njoftohet me kohë.