19,11,2024

Komuna e Ferizajt mbështet shoqatat e personave me nevoja të veçanta dhe familjet me anëtarë të personave me nevoja të veçanta

Must Read

Mbështetja për shoqatat e personave me nevoja të veçanta dhe familjet me anëtarë personat me nevoja të veçanta ishte tema e diskutimit që patën sot, kryetari I Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Dr. Kemajl Emini dhe drejtorin e Arsimit, Afrim Llabjani, me drejtoren e Koorporatës Gjermane “ASB” – Kosova, znj. Dafina Hoxha dhe bashkëpunëtorët e saj.

Komuna mori përsipër bashkëfinancimin në lartësinë e 30% të shumës së projektit për mbështetje tri organizatave si “Down Syndrom Kosova”, “Handikos” dhe “Hendifer”, si dhe po kaq, pra 30% të shumës së projektit për ndihmë 10 familjeve me gjendje të rëndë ekonomike sociale, me prioritet për familjet që kanë ndonjërin nga anëtarët me nevoja të veçanta.

Aliu ka thënë se kujdesi institucional e solidariteti, mbeten vlerat që ne besojmë dhe i përkushtohemi maksimalisht.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img