09,06,2025

Arrestohet një person për mashtrim në Ferizaj, ia mori 3600 euro për rregullim të dokumenteve të udhëtimit

Must Read

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj,
dje rreth orës 11:30 ka pranuar një informacion, se në rr. ‘‘Brahim
Ademi ’ në Ferizaj është një rast i mashtrimit.
Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe pas një
pune intensive ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet Z.A ,
mashkull , shtetas i Maqedonisë së Veriut, i moshës 33 vjeçar, i cili
kishte mashtruar personin tjetër me inicialet A.R ( M/K) i moshës 30
vjeçar, ku në këmbim të rregullimit të dokumenteve të udhëtimit i kishte
marr një shumë të caktuar të hollave ( 3600 euro).
Policia , të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe
pas intervistimit nga Njësia e Hetimeve, me vendim të Prokurorit të
Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për
48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndahet nga jeta veterani i arsimit, profesor Azem Llabjani

Ferizaj, 8 qershor 2025 — Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të profesorit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img