27,08,2025

Polica e Kosovës në Ferizaj apel shoferëve t’i respektojnë rregullat e komunikacionit

Must Read

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e të gjitha kategorive të automjeteve që të respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor.

Duke marrë parasysh situatën e krijuar, për shkak të motit me reshje bore e ngrica në rrugë, Policia Rajonale e Ferizajt ka shtuar prezencën policore në të gjitha rrugët magjistrale, rajonale, urbane dhe rurale në të gjithë rajonin e Ferizajt, përfshirë komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Në njoftim thuhet se patrullat e Policisë Rajonale janë të fokusuara, së pari në dhënien ndihmë shoferëve të automjeteve që kanë nevojë gjatë qarkullimit, këshillimin e shoferëve të automjeteve për të zbatuar ligjet dhe rregullat e komunikacionit rrugor, por edhe në ndëshkimin e atyre që nuk i zbatojnë ato rregulla.

Policia apelon tek drejtuesit apo shoferët e automjeteve që të kenë pajisjet dimërore në automjetet e tyre, të kenë vendosur gomat e dimrit dhe të jenë të kujdesshëm në komunikacionin rrugor, me theks të veçantë që shoferët: të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes së automjetit, në raport me kushtet e rrugës dhe të mbajnë distancën e duhur mes automjeteve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img