Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vazhduar aktivitetet e saja në
zbatim të vendimit të fundit të Qeverisë së RKS-së, për masat e
përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e
Pandemisë COVID-19.
Ekipe të përbashkëta të policisë dhe inspektorëve të AUV-ut , kanë
shtuar aktivitetet në rajonin e Ferizajt.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, mbrëmë janë kontrolluar 9 qendra
tregtare dhe 41 lokale të kafiterive dhe restauranteve. Përkundër disa
vërejtjeve policore, ndaj personave fizik dhe jurudik janë shqiptuar 90
fletëparaqitje , ndërsa është mbyllur edhe një lokal.
Apelojmë tek qytetarët dhe pronarët e lokaleve, që ti respektojnë masat
e parapara ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe shëndetit
publik.
Ndërkaq, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qytetarët që të
bashkëpunojnë me policinë dhe nëse kanë informacione se persona,
apo vende të caktuara nuk respektojnë masat Anti-Covid-19, të
lajmërojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes
aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192
,0290/326-250 & 0290/322-406, dhe policia do të marrë të gjitha masat
e nevojshme , sipas ligjit.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.
Must Read