Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar me aktivitetet e saja në parandalimin të rasteve kriminale në rajonin e Ferizajt.
Ekipe të policisë së rendit të shoqëruara edhe nga operatorët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH) dhe polic me rroba civile, po monitorojnë situatën nga afër me qëllim sigurimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për qytetarët e rajonit të Ferizajt.
Policia, po bashkëbisedon me qytetarë, pronarë të lokaleve të bizneseve të ndryshme, menaxherë të bankave, argjendarëve, restauranteve e pikave të karburanteve për masat e shtuara të policisë rajonale.
Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe ne ditët në vijim, me synim parandalimin e kriminalitetit në përgjithësi dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë.
Për të cdo informacion që mund të kenë për ndonjë person të dyshuar të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Policia do ta trajtojë secilin informacion.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.
Must Read