Pak minuta para ndërrimit të motmoteve shumë pjesë të Ferizajt mbetë pa rrymê.
Për qudi kjo ndërprerje në Ferizaj ishte paralajmëruar edhe nga KEDS-i.
Po si e llogariti KEDS që kjo ngarkesë do të bëhet bash pak para ndërrimit të motmoteve, kur në këtë kohe gati se êshtë shfrytëzimi më i vogël i energjisë, se të gjitha përgatitjet për natë të Vitit të Ri përfondojnë më heret.
Ndërsa KEDS del.me njoftim se janë djegur Stabilimentet e tensionit 10/20 kV, transformatori 1000 kVA dhe ormani i tensionit të ulët 1000 kVA
Ky njoftim publikohet gati një orë para se të ndërprehet energjia në shumë pjesë.
Ky është njoftimi i KEDS-it
Si pasojë e mbingarkesës, në qytetin e Ferizajt, komplet stabilimenti shpërndarës i energjisë elektrike është djegur
Në Ferizaj, mbingarkesa në rrjet ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën energjetike. Stabilimentet e tensionit 10/20 kV, transformatori 1000 kVA dhe ormani i tensionit të ulët 1000 kVA janë dëmtuar në tërësi duke bërë që konsumatorët që furnizohen nga kjo dalje të mbesin pa energji elektrike.
Ekipet tona në këto momente janë duke zëvendësuar komplet stabilimentin shpërndarës në mënyrë që konsumatorëve sa më parë tu rikthehet furnizimi me energji elektrike.
KEDS vazhdon të apeloj te konsumatorët që ta shfrytëzojnë sa më racionalisht energjinë elektrike dhe ta kursejnë aty ku munden në mënyrë që të parandalohen ndërprerjet e paplanifikuar si pasojë e mbingarkesave.