Shkas mospjesëmarrja e tij në mbledhjen komemorative me rastin e ndarjes nga jeta te veprimtarit të LDK-së nga Ferizaj,I smet Vranovci
Lumir Abdixhiku i kam dy fjalë mllefi prej zemre, se je kryetar edhe kemi drejt me t’u adresu direkt
Sot u mbajt akademi mortore për Ismet Vranovcin, një aktivist i LDK-së prej ditës së parë, kuvendar i pasluftës, anëtar kryesie i degës gjithmonë në Ferizaj, drejtor i Bujqësisë e Pylltarisë, këshilltar i ministrit Besian Mustafa, sekretar i degës dhe anëtar i Kuvendit të Komunës deri dje, vdiq papritmas e na pikëlloi të gjithëve.
Ku po du me dal Lumir?
A nuk është marre asnjë prej LDK-së mos me qenë prezent sot? A nuk është mosmirënjohje ndaj familjes e rrethit të tij a? Ti nuk ke kohë (ke sa të duash me dashtë) delegoje Imri Ahmetin e ki sekretar, Gazmend Muhaxherin e ki nënkryetar, Kujtim Shala, Arben Gashin, Besian Mustafa (moralisht të ka takuar e ke pas këshilltar or burrë) dikë bile dikë? As një telegram ngushëllimi nuk kishit pas kohë ta dërgoni ta lexojmë aty ku ishte salla plot ferizajas që ja njohin kontributin Ismet Vranovcit, kryetar e ish kryetarë, kolegë e qytetarë të shumtë.
Edhe diçka Lumir, gati sa ke vjet ti prej që ke lindur, Ismeti i kishte aktivitet të pashoq në LDK thuajse 32 vite, të kish marrë kohë një fjalim aq sa ju qet gell flokëve para pasqyrës, kaq.
Po besoj e din, marrja nuk e ka mbyt askënd, mos e baj dert as ty jo, kohën e zgjedhjeve në shtëpi po na vini!