Mbrëmë, rreth orës 23:50 Policia e Kaçanikut nga Drejtoria Rajonale e
Policisë në Ferizaj, ka pranuar një informacion inteligjet se , në një lokal në
fashatin Dubravë të kësaj komune dyshohej se disa persona ishin duke
zhvilluar aktivitet joligjorë, duke luajtur bixhoz.
Njësitet reaguese në mbështetje edhe nga hetuesit e këtij stacioni kanë
reaguar menjëhërë dhe aty kanë hasur pesë (5) persona duke luajtur bixhoz.
Me këtë rast, policia ka marrë veprimet e nevojshme hetimore, ka bërë
fotografimin dhe si dëshmi materiale kanë gjetur një fletore me shënime të
personave, një shumë të caktuar të parave gjatë lojës, dhe letra që janë
përdorur për të luajtur bixhoz, të cilat edhe janë konfiskuar.
Pasi janë kontrolluar personat e dyshuar, të njëjtit janë shoqëruar në stacionin
policor në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policia , me vendim të Prokurorit
nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është inicuar rast penal ‘’Organizim i
skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’ për procedura të mëtejme
hetimore.
Must Read