Punëtorët e një projekti të përbashkët në sektorin shëndetësor mes “Caritasit” të Kosovës dhe Komunës së Ferizajit ka kohë që në kohë pandemie këta punëtorë nuk kanë paga as për Vitin e Ri.
E gjithë kjo vonesë që ju është bërë punëtoreve ka ndodhur për shkak të bllokimit të gjirollogarisë së Komunës.
Gazeta Insajderi ka raportur rreth këtij rasti muaj më parë, por si duket ende nuk është liruar llogaria e komunës.
Në kushte anonime një nga punonjësit shëndetësor ka treguar për Insajderin që ata nuk kanë marrë paga as për Vitin e Ri.
“Tash e 7 muaj nuk kemi marur pagat, të paktën për fundvitë, mos të mbesim keq, ne nuk po kërkojmë asgjë që nuk na takon, po i kërkojmë pagat tona qe i kemi fitur me mund e njers”, tha për Insajderin njëri nga punëtorët i cili u shpreh në emrin e të gjithë mantlibardhëve.
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e cila udhëhiqet nga Hekuran Murati nga lëvizja Vetëvendosje po nga i njëjti vend, si duket nuk brengoset e as nuk reagon mbi këtë çështje.
Gazeta Insajderi ka raportuar muaj më parë rreth kësaj dhe ka provuar të marr përgjigje, por që nuk janë nuk përgjigjur në pyetjet e gazetës për këtë çështje.
Menaxheri i kontratave për këtë kategori punonjësish shëndetësor nga “Caritas”, Xhevdet Haxhidema tha për Insajderin se tashmë dhe mjetet që kanë qenë për shëndetësi janë marrë nga përmbaruesit. llogaria vazhdon të jetë e bllokuar.
“Ende nuk është bërë pagesa, tashmë dhe mjetet që kanë qenë për shëndetësi janë marrë nga përmbaruesit. llogaria vazhdon të jetë e bllokuar”, tha Haxhidema./ Insajderi.org