27,08,2025

Kuvendi i Komunës, mbajti mbledhjen e parë të kësaj legjislature

Must Read

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, këtë të martë ka mbajtur mbledhjen e parë të rregullt të kuvendit.
Në këtë mbledhje është emëruar nënkryetari nga radhët e komuniteteve Danush Ademi.

Poashtu janë zgjedhur edhe anëtarët e Komitetit për Politike dhe Financa, ku nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës do të jenë këta anëtarë: Arian Imeri, Lumnije Morina, Mimoza Pajaziti si dhe Lulzim Abazi, nga radhët e radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Adnan Selmani dhe Yllka Neziri, nga Lidhja Demokratike e Kosovës anëtarë i KPF-së do të jetë Ismet Vranovci si dhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të jetë Hatixhe Bungu-Qerimi.

Ndërkaq në Komitetin për Komuniteti, do të jenë 5 anëtarë nga komunitete, ndërsa nga Partia Demokratike e Kosovës anëtarë të këtij komiteti do të jenë Flora Islami dhe Flora Abdullahu, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë një anëtarë i cili pritet të caktohen në mbledhjen e radhës, ndërkaq nga Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë Jehona Mustafa.

Në këtë mbledhje drejtori i drejtorisë së Bujqësisë Burim Bajrami ka bërë propozim-vendimin për shpërndarjen e druve të zjarrit për familjet skamnore. Sipas tij, do të shpërndahen një sasi prej 130.0 metër hapësinorë e masës drusore të konfiskuara nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë. Për këto familje do të shpërndahen nga 2 metra kub dru ta zjarrit.

Këtë propozim e ka përkrahur Flora Islami nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka përgëzuar Komunën e Ferizajt, që po ju del në ndihmë këtyre familje në këtë kohë pandemie.

Ndërkaq, Pakize Bujani anëtarë e kuvendit, ka kërkuar nga drejtori që një pjesë e këtyre druve të shpërndahet edhe për familjet me nevojë nga komunitetet pakicë në Komunën e Ferizajt.
Drejtoria e Drejtorisë së Financave Sebahate Ajeti-Sadiku, para kuvendareve ka raportuar edhe raportin financiar për periudhën janar-shtator të këtij vitit. Sipas saj, gjatë kësaj periudhe janë inkasuar gjithsejte të hyra vetanake në vlere 4,687,595.02 euro e cila vlere në krahasim me vitin e kaluar ka një rritje prej 79.73 %, ndërsa krahasuar me planin janë realizuar 105.47 %.

Ndërsa drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli, ka bërë propozim-vendimin për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pjesës së ngastrës kadastrale 620-2 të zonës kadastrale në Babushin e Ri me sipërfaqe prej 20 metra katror. Poashtu u bë edhe propozim vendimi për publikimin e listës së pronave të komunës për dhënien në shfrytëzim për vitin 2022.

Në këtë mbledhje është caktuar edhe orari i mbledhjeve të Kuvendit të Komunës për vitin 2022.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img