25,11,2024

Një muaj paraburgim ndaj dhjetë të dyshuar për veprat penale kundër detyrës zyrtare

Must Read

Ferizaj 23 dhjetor 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve si vijon:
B.N. i dyshuar për shkak të veprës penale marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 2 të
KPRK-së; keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të
KPRK-së; ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 1 të KPRK-së dhe veprën penale
mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga nen 366
paragrafi 1 të KPRK-së.
D.R. D.M. dhe H.B. të dyshuar për shkak të veprës penale të kryer në bashkëkryerje
keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me neni
31 të KPRK-së dhe veprën penale marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 2 lidhur me
neni 31 të KPRK-së.
D.R. i dyshuar për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni
422 paragrafi 1 të KPRK-së; marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 1 të KPRK-së dhe
veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga
neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

S.M. për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422
paragrafi 1 të KPRK-së; marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 2 të KPRK-së; ushtrimi
i ndikimit nga neni 431 paragrafi 1 të KPRK-së dhe veprën penale mbajtja në pronësi,
kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.
R.B. për shkak të veprës penale marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 1 të KPRK-së
dhe veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi
1 të KPRK-së.
R.H. për shkak të veprës penale dhënia e ryshfetit nga neni 429 paragrafi 3 të KPRK-së;
ushtrimi i ndikimit nga nen 431 paragrafi 2 të KPRK-së dhe shmangia nga tatimi nga
neni 307 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
B.I. dyshohet për veprën penale dhënia e ryshfetit nga neni 429 paragrafi 3 të KPRK-së;
ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 2 të KPRK-së dhe veprën penale shmangia
nga tatimi nga nen 307 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
S.S. për shkak të veprës penale dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave
penale nga neni 138 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 nën paragrafi 2.7 të KPRK-së.
J.K. për shkak të veprës penale dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave
penale nga neni 138 paragrafi 1 lidhur me paragrafi 2 nën paragrafi 2.7 të KPRK-së.
Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer
veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe
provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë.
Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër dhjetë (10) të dyshuarve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve i`u është caktuar masë e
paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, konform nenit 187
paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 e Kodit të Procedurës
Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë
kryer veprat penale të përshkruara më lartë

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë
ekzekutimin e tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img