Sot, në orët e hershme të mëngjesit në ora 03:10, Policia Rajonale e Ferizajt gjatë
patrullimit ka hasur në një lokal në rrugën ‘’Ilir Konushevci’’në Ferizaj ku dyshohej se
disa persona ishin duke zhvilluar aktivitet joligjorë, duke luajtur bixhoz.
Njësitet reaguese në mbështetje edhe nga hetuesit e stacionit policor të Ferizajt,
kanë reaguar dhe aty kanë hasur shtatë (7) persona duke luajtur bixhoz.
Me këtë rast, policia ka marrë veprimet e duhura hetimore, duke bërë fotografimin
dhe si dëshmi materiale kanë gjetur 248 çipa që konvertohen në shuma të caktuara
të parave gjatë lojës, 3 palë letra që janë përdorur për të luajtur bixhoz, të cilat edhe
janë konfiskuar.
Pasi janë kontrolluar personat e dyshuar, të njëjtit janë shoqëruar në stacionin
policor në Ferizaj.
Pas intervistimit nga policët e Njësisë së Hetimeve, me vendim të Prokurorit nga
Prokuroria Themelore në Ferizaj është iniciuar rast penal ‘’Organizim i skemave
piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’ për procedura të mëtejme hetimore.