16,06,2025

Vdes një këmbësore, u godit nga vetura në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Must Read

Në një aksident komunikacioni që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Ferizaj, dy automjete kanë goditur dy këmbësore, kurse nga lëndimet e marra njëra prej tyre  ka ndërruar jetë në spital.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 08:00, në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të dy automjeteve dhe dy këmbësorëve. Si pasojë e aksidentit këmbësoret, kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe të njëjtat janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor në QKUK. Rreth orës 12:00, jemi njoftuar se njëra nga të lënduarat F.C. (1975), ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.

Sipas Ahmetit, lidhur me këtë rast është arrestuar një person.

Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, ka thënë ajo

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan 34 Mulçerues dhe 21 pompa për spërkatje: Përfituese edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”

Në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt ka realizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img