Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , mbi bazën e disa informacioneve që ka pranuar, se në disa laboratorë mikrobiologjik në Ferizaj janë duke u lëshuar teste PCR SARS COV-19 në mënyrë të falsifikuar dhe kundërligjorë , sot rreth orës 10:40 në Ferizaj ka zhvilluar një operacion të përbashkët edhe me Inspektoratin Shëndetësorë.
Gjatë këtij operacioni, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj janë kontrolluar dhe legjitimuar 4 lokacione të laboratorëve në Ferizaj dhe në njërin prej tyre ka rezultuar se , përveç disa shkeljeve që është konstatuar, Inspektorati Shëndetësorë ka vërtetuar se një nga testet PCR SARS COV-19 që është lëshuar , rezulton të jetë i falsifikuar dhe ky laborator është mbyllur për kohë të pacaktuar .
Sektori Rajonal i Hetimeve ka identifikuar personin qe ka lëshuar këtë test, me inicialet K.XH ( M/K) i moshës 40 vjecar që ishte punëtorë i kësaj poliklinike dhe të njejtin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj .
Me vendim të Prokurorit ndaj tij është inicuar rast penal “Rastet e Posaçme te falsifikimit të dokumentit” për procedura të mëtejme hetimore .