25,11,2024

Jasharaj i përgjigjet Kurtit: Ne po kërkojmë Ligjin e Pagave e jo rritje pagash

Must Read

Kryeministri Albin Kurti, para disa javësh deklaroi se uron që të ndryshohen kryesindikalistët, ka vazhduar debatin për këtë temë, duke thënë se këto ndryshime janë të domosdoshme. Mirëpo kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj thotë se kjo deklaratë nuk qëndron.

‘’Ka pasur nevojë për ndryshime, gjendja e rëndë në disa sektorë si në arsim nuk është pasojë e viteve të 90’ta, nuk është pasojë e luftës, por të pafajshëm nuk janë disa kryesindikalistë, pra edhe ata të cilët nuk flasin për të drejtat e punëtorëve, qysh në shkollat tona nuk ka pasur as sapun, e në anën tjetër kanë kërkesa për rritje pagash’’, ka deklaruar Kurti.

Ndaj kësaj deklarate të Kurtit ka reaguar sërish kryesindikalisti i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj.

“Kjo deklaratë e Kurtit nuk është e vërtet. Ne vazhdimisht jemi ankuar se ende ka shkolla që punojmë me shkumësa dhe tabela ndoshta të vjetra 20-vjeçare”, tha Jasharaj në “Debat Plus”, përcjell Telegrafi.

Jasharaj thotë se arsimtarët nuk po kërkojnë rritje pagash por miratimin e Ligjin e Pagave.

“Ne po kërkojmë Ligjin e Pagave e jo rritje pagash. Pse po vonohet Ligji i pagave. Është hera e parë në këto 20 vite që një Qeveri përzihet në punën e sindikatave”.

Jasharaj tha se janë të hapur që inspektorët e arsimit të monitorojnë arsimtarët në shkolla, por se nuk do të pranojnë testim klasik.

“Të gjithë ata që janë në arsim kanë kryer fakultetin dhe për ta do të jetë nënçmim të testohen”, deklaroi tutje Jasharaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img