24,11,2024

Gjashtë muaj burgim ferizajasit, sulmoi ish bashkëshorten

Must Read

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit Q.I i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të lëndimit trupor të ish bashkëshortes.

Gjykata Themelore në Ferizaj, përkatësisht gjyqtari individual i Divizionit Penal, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe pranimit të fajësisë nga i pandehuri, e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 180 ditë.

“I pandehuri akuzohet se më 31 mars 2021 në Ferizaj, me dashje ka përdorur forcë fizike ndaj të dëmtuarës – ish bashkëshorte e tij H.A, në atë mënyrë që i pandehuri fillimisht e kishte përcjellë derisa ajo ishte në lëvizje, pastaj kishte kërkuar që e njëjta të ndalte veturën dhe pa një mosmarrëveshje verbale ndërmjet tyre, i pandehuri e kap për fyti si dhe e kishte goditur me dorë në fytyrë, kurse e dëmtuara duke ikur nga ai pëson aksident me një veturë, me këto veprime i shkakton lëndime te lehta trupore, me dëmtime të përkohshme për shëndetin”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img