16,08,2025

Ferizaj: Mbahet mbledhja e parë e ekzekutivit të Komunës

Must Read

Mbledhja e parë e ekzekutivit të Komunës, në mandatin e ri të Kryetarit të Komunës, Agim Aliu u mbajt paraditen e sotme. Në këtë mbledhje, Kryetari Aliu uroi drejtorët e drejtorive komunale për detyrën e tyre, duke vënë theksin tek synimi që ka qeverisja lokale, të punoj edhe më shumë, në rritjen e mirëqenies së qytetarëve ferizajas, përkatësisht realizimin e projekteve të shumta në dobi të qytetarëve.

Gjatë mbledhjes, Kryetari i Komunës, Agim Aliu njoftoi për përgatitjet që do të bëhen për seancën e radhës të Kuvendit të Komunës, përgatitjen nga ana e drejtorëve të drejtorive komunale të planeve të punës për tremujorin e parë të vitit 2022 si dhe mbylljen e çështjeve të hapura, kryesisht të karakterit raportues, siç kërkohet çdo fundvit. Në këtë mbledhje u caktua edhe data për dëgjimin publik me qytetarët të Kryetarit të Komunës, që do të mbahet më 22 Dhjetor 2021.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan makineri dhe pajisje për “Ambientin”

Ferizaj, 16 gusht 2025 – Komuna e Ferizajt, përmes Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, ka shpërndarë sot makineri dhe...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img