28,08,2025

Keqpërdori identitetin e një klienti, tërhoqi para të ‘majme’ nga një bankë në Ferizaj

Must Read

Një person në Ferizaj ka arritur që të keqpërdorë identitetin e një klienti të një banke dhe të tërheqë një shumë të madhe të parave, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të mërkurën.Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur të martën në Ferizaj.

Policia nuk ka njoftuar nëse i dyshuari është arrestuar, për çfarë shume bëhet fjalë dhe për cilën bankë

“Ankuesi, menaxher i bankës, më 23.11.2021 ka raportuar se, me datën e cekur një person i dyshuar, pasi kishte prezantuar disa dokumente origjinale, duke keqpërdorur identitetin e një klienti të bankës, ka arritur që nga llogaria e tij të tërheq një shumë të madhe parash. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img