17,11,2024

SBASHK-u: Nuk po kërkojmë shumë, nëse deri në janar s’ka asgjë, do të ketë greva

Must Read

Nënkryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës, Ymer Ymeri, ka thënë se i kanë bërë kërkesë Qeverisë së Kosovës që Ligji i Pagave të futet në projektbuxhetin e vitit 2022.

Sipas Ymerit deri më tani nuk kanë zhvilluar asnjë takim me kryeministrin Albin Kurti, apo me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

“Shpresojmë që para datës së protestave të kemi dialog dhe të gjejmë zgjidhje në mënyrë që tek çështjet që i kemi ngritur. Me një dialog një javor mund t’i tejkalojmë të gjitha këto sepse nuk është një kërkesë e papërballueshme për buxhetin e Kosovës. Nëse e kemi parasysh se që nga viti 2010 s’ka pasur ngritje të pagave në sektorin publik dhe buxheti që nga ajo kohë është rritu për rreth 40 për qind, ndërsa buxheti i pagave ka mbetur në të njëjtin nivel”, është shprehur Ymeri në Klan Kosova.

Tutje ai tha se kërkesë e SBASHK-ut është hartim i Ligjit për Paga, teksa tha se i kanë njoftuar të gjitha institucionet e vendit që nëse deri më 4 dhjetor nuk kanë paralajmërim të sigurt se ky ligjj ka filluar të amandamentohet dhe nuk sigurohet që kostoja buxhetore të futet në projektbuxhetin e vitit 2022, ata do të organizojnë një protestë përpara objektit të qeverisë.

“Deri në janar nëse nuk do të ketë asgjë nga dialogu me qeverinë, atëherë do të ketë greva”, është shprehur Ymeri.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img