Më 1 Dhjetor, me fillim në orën 10:00, mbahet mbledhja e parë inauguruese e Kuvendit Komunal të Ferizajt.
Në këtë mbledhje pritet të betohet kryetari i rizgjedhur Agim Aliu që do të qeverisë edhe për katër vitet e ardhshme me Ferizajn.
Në këtë mbledhje të parë të asamblesë komunale pritet të betohen edhe anëtarët e Kuvendit Komunal.
Kjo është ftesa e kryetarit Agim Aliu dërguar anëtarëve të zgjedhur të Kuvendit të Ferizajt në zgjedhjet e Tetorit
Të nderuar anëtarë të Kuvendit të Komunës,
Ftoheni të merrni pjesë në mbledhjen e parë inauguruese të Kuvendit të Komunës së
Ferizajt, e cila do të mbahet me datë 01.12.2021.
Gjithashtu, ju njoftoi se me këtë rast do të bëni betimin dhe do të nënshkruani deklaratën
solemne për marrjen e detyrës së anëtarit të Kuvendit të Komunës së Ferizajt.
Ceremonia fillon në ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës në Ferizaj.
Te bashkangjitur me flesën gjeni edhe rendin e ditës.
Me respekt,
Agim Aliu
Kryetar i zgjedhur i Komunës së Ferizaj
Rendi i ditës i propozuar për mbledhjen inauguruese
01.12.2021, ora 10:00
10:00-10:15 Arritja dhe nënshkrimi i anëtarëve të Kuvendit të Komunës dhe pjesëmarrësve tjerë
10:15-10:30 Fjala mirëseardhëse e anëtarit më të vjetër të Kuvendit të Komunës
Fjala mirëseardhëse
10:30-10:45 Kryesimi i mbledhjes nga anëtari më i vjetër i Kuvendit të Komunës
Dhēnia e betimit nga anëtarët e Kuvendit të Komunës
Dhënia e betimit të kryetarit të Komunës
10:45-11:00 Fjala përshëndetëse e Kryetarit të Komunës
11:00-11:40 Zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës
11:45 Mbyllja e seancë’s