16,11,2024

Dardan Krivaqës e Arbër Sejdiut u vazhdohet paraburgimi edhe dy muaj

Must Read

Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të dyshuar për vrasjen e Marigona Osmanit nga Ferizaj u është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj.

Kështu kanë bërë të ditur për Telegrafin nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Ditë më parë, Prokuroria Themelore e Ferizajt, kishte kërkuar që dy të dyshuarve tu vazhdohet paraburgimi.

Ndryshe, më 22 gusht 2021, para Qendrës së Emergjencës në Ferizaj, ishte lënë pa shenja jete 18-vjeçarja, Marigona Osmani, nga Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.

Marigona Osmani dyshohet se u keqtrajtua fizikisht e psiqikisht dy ditë me radhë, deri në vdekje.

Të dy të dyshuarit u arrestuan më vonë, njëri pas disa orëve e tjetri pas dy ditëve, në të njëjtën kohë kur qytetarë të shumtë po protestonin duke kërkuar dënimin maksimal për fajtorin.

Gjykata Themelore e Ferizajt, po më 23 shtator ua kishte vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, dy të dyshuarve për vrasjen e 18 vjeçares Marigona Osmani. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img