16,11,2024

Paraburgim ndaj pesë personave të dyshuar për vjedhje dhe shkretërim pylli

Must Read


Ferizaj, 19 nëntor 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e
Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të
pandehurve Sh.L., G.S., E.Sh., M.L. dhe B.R shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të
dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të kryer në bashkëkryerje në vazhdim
vjedhje pylli nga neni 349 paragrafi 3 nën paragrafi 3.1 dhe 3.2, lidhur me nenin 31 dhe
77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), dhe veprën penale të kryer në
bashkëkryerje dhe në vazhdimësi shkretërimi i pyjeve nga neni 348 paragrafi 2 lidhur
me nenin 31 dhe 77 të KPRK-së.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i
procedurës paraprake i Divizioni Penal, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë,
se të pandehurit me dashje në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë prerë drunj në
Parkun Kombëtar “Sharri”, i cili park si i tillë është i mbrojtur me ligj me numër 04/L-
087 për Parkun Kombëtar të Sharrit, duke shkaktuar kështu dëme të mëdha materiale
me interes të përgjithshëm, ashtu që kanë prerë drunj të llojeve të ndryshme, të cilat
pastaj i kanë bart me mjete transportuese të përgatitura enkas, dhe si pasojë të
dëmtuarës Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri’, i kanë shkaktuar
dëme të mëdha materiale.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës
së paraburgimit kundër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave

të KPPRK-së, dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej
një (1) muaj.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë
ekzekutimin e tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img