07,02,2026

Kanos motrën me thikë, një muaj paraburgim

Must Read

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës një muaj paraburgim ndaj të pandehurit Q.M. shtetas kosovar, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale kanosja.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Divizioni Penal, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 14.11.2021, në shtëpinë e tyre në Ferizaj, ka kanosur me fjalë motrën e tij Ç.M., në atë mënyrë që kjo e fundit pasi ishte kthyer nga puna, i pandehuri e kishte pyetur “Se ku ke qenë”, duke e kërcënuar pastaj me thikë.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img