17,11,2024

Shënohet Dita Botërore e Diabetit në Ferizaj

Must Read

Dita Botërore Kundër Diabetit, tradicionalisht  mbledh të gjitha komunitetet mjekësore dhe shoqatat e diabetit, ku bëhet thirrje për të parandaluar këtë sëmundje të re globale.

Edhe pse kjo ditë është më 14 Nëntor, e që i bie nesër, të dielën, kur frekuentimi i qytetarëve në shesh është shumë i vogël, Klinika KEG sot ka vendosur tendën  në mes të qytetit që simbolikisht të shënohet kjo ditë.

Dr. Shpresa Azemi-Shemsedini, Menaxhere e Klinikës KEG , thotë se  kanë shfrytëzuar ditën e Shtunë, kur frekuentimi i qytetarëve është më i madh në shesh, që të bëjnë sensibilizimin e qytetarëve me këtë sëmundje. Gjatë ditës personeli i kësaj Klinike ka  dhënë këshilla për sëmundjen e Diabetit si dhe kalimtarëve të rastit  u ka bërë matjen e sheqerit në gjak, matjen e shtypjes së gjakut.

 “Qëllimi kryesor i fushatës është të rrisë vetëdijen për ndikimin që ka diabeti në familje dhe për të promovuar rolin e familjes në menaxhimin, kujdesin, parandalimin dhe edukimin e kësaj sëmundje

Diabeti ka kosto të lartë shëndetësore, pasi që kjo sëmundje nëse nuk zbulohet me kohë, shkakton ndërlikime serioze , si sëmundje kardiovaskulare, verbim , sëmundje të veshkave etj.

Diabeti është një sëmundje kronike me kosto të lartë sociale,shëndetësore dhe ekonomike. Diabeti ka kosto të lartë sociale, sepse diabeti nuk prek vetëm një njeri, nëse ka një person në familje me diabet e gjithë familja, komuniteti, preket dhe ndikohet në mënyra të ndryshme nga kjo sëmundje.

Diabeti ka kosto të lartë shëndetësore, pasi është një sëmundje që po nuk u zbulua dhe u mjekua në kohë dhe në mënyrë të rregullt, ai shkakton ndërlikime serioze si, sëmundje kardiovaskulare, verbim, sëmundje të veshkave, amputime të këmbëve etj.

Tek personat me diabet, rreziku për sëmundje kardiovaskulare është 2-4 herë më i lartë se tek personat pa diabet, ose amputimet e këmbës janë 10 herë më të shpeshta se tek personat pa diabet.

Por diabeti ka edhe kosto ekonomike sepse diabetiku ka nevojë për medikamente , trajtime dhe ekzaminime që shpesh janë të kushtueshme. Diabeti e rrit koston e jetës së diabetikut me të paktën 25%.” ka thënë  Dr. Shpresa Azemi-Shemsedini, endokrionolge

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ,Diabeti prek rreth 5% qind të popullsisë së botës dhe numri i të sëmurëve është vazhdimisht në rritje ,duke u dyfishuar çdo 10 vjet.Në botë sot numërohen 366 milion diabetikë dhe në vitin 2030 mendohet të jenë 520 milionë diabetikë, apo 6,3 % e popullsisë së botës të jetë prekur nga diabeti.

Sipas OBSH , Diabeti shkakton çdo vit 5% të vdekjeve globale dhe mendohet se vdekjet nga diabeti në 10 vitet e ardhshme do të rriten me 50%. Në çdo 10 sekonda në botë shtohen dy njerëz të tjerë me diabet dhe se çdo 10 sekonda vdes një njeri nga shkaqe që lidhen me diabetin.. 80% e njerëzve me diabet jetojnë në vendet me të ardhura të pakta dhe të mesme dhe vdes një njeri nga shkaqe që lidhen me diabetin.

Në vendet e zhvilluara diabeti dhe numri më i madh i diabetikëve haset në mosha mbi 65 vjeç. ndërsa në vendet në zhvillim diabeti dhe numri më i madh i diabetikëve haset në moshat 45-64 vjeç,por vitet e fundit diabeti tip 2 po takohet më shpesh edhe në moshat 30-40 vjeç.

Për parandalimin e tij duhet të kemi parasysh disa këshilla:

Kryerja e kontrolleve të rregullta të sheqerit në gjak ,1 herë në vit nëse bën pjesë në grupin e rrezikuar ndërsa njerzit e tjerë kryerja e testit 1 herë në 3 vjet.

Kontrolli rregullisht i tensionit të gjakut.

Mbajta e peshës nën kontroll.

Kryerja e aktivitet fizik,30 min të paktën në 5 ditë të javës.

Pakësimi i marrjes së yndyrnave në ushqim,sidomos ato shtazore.

Përdorimi i ushqimeve të pasura me fibra,si fruta,zarzavate,etj.

Shmangia e përdorimit të duhanit e alkoolit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img