Nga dita e hënë me 15 nëntor, nis sezoni i dimrit për veturat në Kosovë, ku nga kjo datë e deri me 15 mars, bëhet vendosja e gomave të dimrit.
Ashtu siç tregon edhe emri, gomat e dimrit janë të dizajnuara veçanërisht për motin e ftohtë dhe me borë.
Gomat e dimrit kanë rëndësi të madhe për vozitjen gjatë dimrit, sezoni i të cilit nis më 15 nëntor dhe zgjat deri më 15 mars.
Gjatë kësaj periudhe, shoferët janë të obliguar të pajisin veturat e tyre me goma të tilla.
Sipas Ligjit për rregullat e trafikut rrugor, Neni 227 pika parë thotë se gjatë sezonit dimëror, nga 15 nëntori deri më 15 mars, automjetet dhe bashkësitë e mjeteve që marrin pjesë në trafikun rrugor duhet t’i kenë pajisjet dimërore.Gjithashtu gjatë kushteve dimërore ndalohet qarkullimi i automjeteve dhe i bashkësisë së mjeteve të cilat nuk i kanë të vendosura pajisjet dimërore.
Shoferët që nuk e respektojnë këtë nen dënohen për kundërvajtje, me gjobë prej dyzet (40) eurosh.