11,11,2025

Arrestohen tre persona për vjedhje në Ferizaj

Must Read

Tre persona janë arrestuar nga Policia në Ferizaj, të dyshohen se kanë kryer pesë raste të vjedhje në lokacione të ndryshme në Ferizaj.

Përmes një komunikate për medie, PK-ja ka njoftuar se të njëjtit janë dërguar në mbajte për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

“Pasditen e sotme rreth orës 18:00, Njësia e Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pas një pune intensive hetimore, ka arritur të arrestojë tre persona me inicialet : A.SH ( M/K) i moshës 20 vjeçar , F.R (M/K) i moshës 24 vjeçar dhe E.R (M/K) i moshës 19 vjeçar, me dyshimin se për një periudhë të caktuar kohore kanë kryer pesë raste të vjedhje në lokacione të ndryshme në Ferizaj”, Në lidhje me këtë, policia të tre personat e dyshuar i ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit të tyre, në prani edhe të avokatit mbrojtës, të tre këta të dyshuar janë dërguar në mbajte për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img