15,06,2025

Arrestohet një person në Ferizaj për dhunë në familje

Must Read

Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 19:30 ka pranuar një informacion se në fshatin Zaskok të Ferizajt është një rast i dhunës në familje .

Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet Q.M (M/K) i moshës 20 vjeçar, i cili për shkak të disa mosmarrëveshjeve në familje kishte kanosur me thikë motrën e tij.

I dyshuari, recidivist i dhunës në familje, është shoqëruar në polici dhe pas intervistimit , me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndërron jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhelal Sh. Beqiri – pjesëmarrës i Betejës së Koshares

Ferizaj, 15 qershor 2025 – Me dhembje e pikëllim të thellë, Ferizaj mori lajmin për ndarjen nga jeta të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img