22,12,2024

Forma e Ferizajt është për çdo lëvdatë, po ia kanë lakminë edhe ekipet elitare

Must Read

Serinë prej shtatë fitore radhazi për ta marrë pozitën e parë tabelore e dëshirojnë shumë skuadra në futbollin e Kosovës. Kësaj ecurie fantastike i gëzohet skuadra e Ferizajt që bën gara në Ligën e Parë të Kosovës.

Ekipi ‘bardhekaltër’ ka hyrë në një seri të jashtëzakonshme të rezultateve duke regjistruar shtatë fitore radhazi dhe kësisoj duke marrë kryesimin e Grupit B në Ligën e Parë me 23 pikë.

Kjo seri e rezultateve ka nisur nga ardhja në krye të stolit të trajnerit të njohur kosovar, Arbnor Morinës. Morina që ka ‘bagazh’ të madh në futbollin e Kosovës ndër vite gjithë meritat ua dedikon futbollistëve në fushë.

Megjithatë ai thotë se lojtarët po motivohen nga organizimi i mirë i klubit ferizajas.

Të them të drejtën me mua është bisedu para kampionatit, por në momentin e fund është vendosur për dikë tjetër. Mandej e kam marrë ekipin, mirëpo gjithmonë kur merresh me trajnerllëk duhesh me u marrë edhe me pozita të lakmueshme dhe të palakmueshme. Lojtarët e kanë kryer punën e tyre në mënyrën më të mirë. Po punojnë mirë. Po angazhohen mirë. Rezultatet kanë qenë shumë pozitive. Gjithë organizimi i klubit i shtyen lojtarët të jenë shumë të përkushtuar dhe të jenë shumë punëtor në çdo stërvitje dhe çdo lojë‘, u shpreh Arbnor Morina të martën për Demokracia.com.

Morina sa i përket objektivit ka thënë se qysh në fillim klubi ka pasur synim të krijonte stabilitet në skuadër me lojtarë vendorë. Objektiv sipas tyre për lojtarët është që në secilën ndeshje të paraqiten mirë.

Nuk kemi kurfarë objektivi, qysh ska pas as në fillim me trajnerët që kanë qenë para meje. Klubi po kërkon stabilitet me kriju një ekip me lojtarë vendorë, njëjtë kemi vazhduar edhe tash. Kurfarë presioni nuk iu japim lojtarëve përpos presionin që e kanë obligim me u paraqit mirë, me i kënaq publikun, edhe me e rikthy publikun në stadium qysh kanë filluar të kthehen‘, tha Morina.

Për fund, Morina foli edhe për punën që po e bën kryesia e klubit, e që sipas tij, ata po kryejnë edhe punë që nuk iu takojnë atyre me qëllimin e vetëm të ngritin klubin në një nivel më të lartë të organizimit.

Deri tash të gjitha gjërat që i takojnë kryesisë së klubit janë kryer në mënyrën më të mirë. Madje mundem me thënë se klubi po bën përpjekje të kryen punët që nuk janë të tyre, por të tjerëve. Përshembull siç është përfundu parkingu jashtë stadiumit. Është asfaltu komplet. Është bë me vija për vetura. Të gjitha gjërat që i nevojiten një parkingu. Dje ka fillu heqja e barit në fushë, për ta zëvendësuar me bari të ri e shumë e shumë gjëra të tjera që nuk kanë qenë më herët‘, shtoi për fund trajneri i mirënjohur kosovar.

Ferizaji ka 23 pikë në vendin e parë, por ndjeket pas nga Ramiz Sadiku, Vushtrria e Arbëria me nga 22 pikë.

orina.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img