18,05,2024

Arrestohet një person në Ferizaj, i konfiskohet edhe një armë zjarri

Must Read

Njësia e Reagimit të Shpejtë ( NJRSH) nga Drejtoria Rajonale e Policisë në

Ferizaj, sot në orët e para të mëngjesit në 00:30, derisa ishte në një pikë

kontrolle në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, afër pikës së karburantit ‘’Hib

Petrol’’, kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve me targa vendore, shoferin

dhe dy pasagjerë, për kontroll.

Gjatë kontrollimit të automjetit dhe personave, njërit pasagjer me inicialet E.B

( M/K) 35 vjeçar, iu është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me 9 fishek.

Në lidhje me këtë, policia të tre personat i ka shoqëruar në stacionin policor

në Ferizaj.

Policia, pasi ka intervistuar të dyshuarin, me vendim të Prokurorit të

Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është iniciuar rasti ‘’Mbajtje në pronësi ,

kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës’’ për procedura të mëtejme

hetimore dhe i dyshuari është liruar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img