14,05,2024

Caktohet masa e sigurisë kundër E.H., e dyshuar për vrasje në tentativë

Must Read

Ferizaj, 7 nëntor 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e
Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të
pandehurës E.H. shtetase e Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka
kryer veprën penale vrasje në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal
të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e
procedurës paraprake e Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston
dyshimi i bazuar mirë, se e pandehura më 5 nëntor 2021, në Ferizaj, me dashje dhe
përgatitje paraprake, ka tentuar që ta provoj nga jeta të dëmtuarin P.A. në atë mënyrë
që pas një mosmarrëveshje mes tyre, nxjerr një thikë, të cilën paraprakisht e kishte
marr me vete nga shtëpia e saj dhe me të njëjtën e godet të dëmtuarin një herë në pjesën
e abdomenit, duke i shkaktuar lëndime trupore, për çka i njëjti më pas detyrohet të
kërkojë ndihmën mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës
së arrestit shtëpiak kundër të pandehurës e ka aprovuar si të bazuar konform
dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve u është caktuar masa e arrestit shtëpiak në
kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë
ekzekutimin e tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img