Partia Demokratike e Kosovës i ka fituar 17 vende në Kuvendin Komunal të Ferizajt, sipas rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
E dyta është Lëvizja Vetëvendosje me nëntë vende, teksa në vendin e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës me katër ulëse në Kuvendin e Ferizajt.
Në listat e mëposhtme janë kandidatët të cilët KQZ i ka llogaritur si pjesë e Asamblesë Komunale, por që kjo listë pritet që në seancën e parë të pësojë ndryshime pasi në këto lista gjenden kandidat që do të ushtrojnë poste tjera, Në listën e PDK-së pritet që të largohet Agim Aliu, pasi tashmë është zgjedhur si kryetar komune pa balotazh, e I cili pritet të zëvendësohet nga kandidati tjetër më I votuar. E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe në listën e LVV, ku Valon Ramadani është edhe deputet në Parlamentin e Kosovës, dhe të zëvendësohet me kandidatin e radhës më të votuar