Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se qeverisja e Ferizajt dhe transformimi urban i këtij qyteti janë shndërruar në temë e formë veprimi e infrastrukturës rrugore në tërë vendin.
Ai ka thënë se për këtë qëllim ka vizituar Prizrenin dhe mikun e tij, bashkëpartiakun Shaqir Totaj, i cili është në garë për të parin e Prizrenit në balotazhin e 14 nëntorit, shkruan Gazeta Infokus.
Aliu ka thënë se Totaj ka vizionin e duhur për të transformuar qytetin e Prizrenit dhe se e të ka shkëmbyer përvojat e tij, bashkëpunim ky që do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Postimi i plotë:
“Modeli i qeverisjes së Ferizajt dhe transformimi urban përmes nënkalimeve, tashmë është temë e formë veprimi në infrastrukturën rrugore në gjithë vendin.
Për këtë ide, me përvojën tonë në këtë drejtim, vizitova sot, në Prizrenin e bukur, mikun tim, Shaqir Totaj, i cili ka vizionin që i duhet dhe meriton Prizreni, për ta transformuar plotësisht, me kryevepra infrastrukturore, siç është projekti i tij për nënkalimin dhe parkingjet nëntokësore në qendër të qytetit, shkëmbimin e përvojave të së cilave e bëmë sot e do ta bëjmë vazhdueshëm në dobi të jetësimit të këtij projekti madhor.
Prizrenasit kanë shansin të zgjedhin, qyteti i Lidhjes Shqiptare, meriton më shumë. Shaqir Totaj mishëron ndryshimin që meriton Prizreni e prizrenasit”, ka shkruar Agim Aliu.