Vlerësimi dhe falënderimi për punën e punonjësve të administratës së Komunës së Ferizajt, ka shtyrë “Alfa&Omega”-n që të përgatisë 100 dhurata të përbëra nga ushqime, të cilat i dhuruan sot, për punonjësit e Komunës.
Nazmi Berisha nga kjo Qendër tha se ky aktivitet po mbahet si shenjë falënderimi ndaj punonjësve komunal për punën e tyre në dobi të qytetarëve.
Komuna e Ferizajt falënderon publikisht donatorin për këto dhurata simbolike.