15,09,2025

Në Kazermën e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, betohen 180 rekrutët e rinj

Must Read

Në Kazermën e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, janë betuar 180 rekrutëve të rinj, njofton Klankosova.tv.

Tani ushtarët  e FSK-së u betuan para presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti, ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj si dhe zyrtarëve të tjerë të lartë vendorë e ndërkombëtarë.

Komandantja Supreme e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se rekurtimi i tyre është një domosdoshmëri për Forcën derisa ka lavdëruar edhe rekurtimin e grave dhe vajzave.

“Si komandante jam krenare që po e shoh përparimin e FSK-së, të ushtrisë sonë që është jo vetëm garancë e jona, por edhe partnere e përgatitur profesionalisht krahas me aleatët tonë stratëgjikë në funksion të paqes kudo që rrezikohet ajo”.

Kurse kryeministri Albin Kurti ka thënë se dita kur po betohen 180 rekrutët e rinj të FSK-së ka një rëndësi të madhe.

“Të dashur rekrutë ushtarë të Republikës së Kosovës, sot për ju, për familjet tuaja, për FSK-në dhe vendin tonë është një ditë e veçantë. Ushtrisë së Kosovës po i shtohen edhe 180 ushtarë të trajnuar, të përgatitur dhe të gatshëm për t’i shërbyer atdheut dhe për të mbrojtur qytetarët dhe territorin e vendit tonë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qytetarët e Ferizajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së – Pjesëmarrje e madhe në protestën në Hagë

14 shtator 2025 – Pasditen e sotme, mijëra qytetarë nga mbarë bota janë mbledhur në Hagë të Holandës për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img