29,04,2024

Policia Rajonale e Ferizajt prezanton Aplikacionin digjital ‘’Lajmëro policinë’’

Must Read

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka shpalosur aplikacionin digjital ‘’Lajmëro
Policinë’’, i cili ofron mundësi shumë të mira kontakti të qytetarëve me policinë në
raportimin e rasteve nga më të ndryshmet.
Shpjegimet dhe udhëzimet më të hollësishme lidhur me këtë aplikacion po bëhen
sot edhe nëpër fshatra të Ferizajt , në prani edhe të medieve lokale të Ferizajt.
Policia rajonale ditë më parë, këtë aplikacion digjital, përmes fletushkave e ka
shpërndarë në qytetet e rajonit , si në : Ferizaj , Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe
Hani Elezit , mirëpo vetëm në sheshet e këtyre qyteteve , ndërsa nga sot këtë
aktivitet e ka nisur edhe nëpër fshatrat e këtyre qyteteve, duke bashkëbiseduar me
qytetarë nga afër, në rrugë , në shkolla, në markete e dyqane, ngaqë rastet
kriminale manifestohen edhe nëpër këto zona, e jo vetëm në qytet.
Qytetarëve po u shpjegohet se, përmes kësaj platforme elektronike, iu mundësohet
t’i raportojnë të gjitha rastet kriminale në Policinë e Kosovës , duke ndjekur disa
hapa për përdorimin e këtij aplikacioni, si një alternativë e re , e pakufizuar në kohë ,
mundësi dhe territor.
Përmes aplikacionit, qytetari vetëm brenda pak sekondash, mund të ndajë
informacione me policinë.
Aplikacioni ofron transparencë, konfidencialitet, pasi që të gjitha raportimet
dokumentohen dhe denoncimi i qytetarëve mund të mbetet anonim , varësisht nga
vetë përzgjedhja e tij.
Kësisoj, qytetarët nëpër këto zona u njoftuan edhe për dhunën në familje, se dhuna
në familije mund të ketë ndikim fizik dhe emocional, se ajo mund të ndikon edhe tek
fëmijët, pastaj qytetarët u njoftuan se kujt duhet drejtuar nëse shihni dhunë në
familje.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qytetarët që të shkarkojnë
këtë aplikacion në telefonat e tyre dhe për të gjitha rastet kriminale , pa asnjë hezitim
t’a njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes këtij aplikacionit
digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 &
0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img