21,04,2025

Memli Krasniqi uron Agim Aliun për fitoren në Ferizaj

Must Read

Agim Aliu do të jetë kryetar edhe për një mandat të ri katërvjeçar në Ferizaj.

Ai fitoi në zgjedhjet e djeshme komunale me më shumë se 50 për qind të votave.

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka uruar duke thënë se Agim Aliu nuk është vetëm fytyra e fitores së madhe të PDK-së në Ferizaj, por edhe modeli i qeverisjes së përgjegjshme që kjo parti do t’ua ofrojë qytetarëve në Kosovë.

“Në Ferizajn e qytetarëve që i japin shpirt besimit në demokraci dhe qeverisje të përgjegjshme, për t’ua uruar atyre zhvillimin që i pret në katër vitet e ardhshme me Agim Aliun në krye. Shembulli i tij si kryetar dhe vullneti për ta shndërruar Ferizajn në referencë të zhvillimit për mbarë Kosovën, na bën krenar dhe të motivuar për më shumë punë e përkushtim. Urime Ferizajas për kulturën e lartë politike e qytetare. Punë të mbarë kryetar Aliu”, shkruan Krasniqi në Facebook.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

1 muaj paraburgim ndaj të miturit i dyshuar për veprën penale vrasja e rëndë

Ferizaj, 21 prill 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img