11,09,2025

Sibel Halimi, pas zgjedhjeve të djeshme: Jashtëzakonisht e lumtur që e gjithë fushata dhe dita e zgjedhjeve shkoi ashtu siç e meriton Ferizaj!

Must Read

Sipas rezultateve të KQZ-së në Ferizaj ka fituar Agim Aliu i PDK-së me 62,53 %. Pas tij është Valon Ramadani i VV-së me 25.94%

Ndërsa në vendin e tretë është kandidatja e LDK-së, Sibel Halimi, me 9.36%.

Ajo u shpreh jashtëzakonisht e lumtur që e gjithë fushata dhe dita e zgjedhjeve shkoi ashtu siç, sipas saj e meriton Ferizaj.

Kurse fituesit të zgjedhjeve i kërkoi përkushtim më të madh tek nevojat elementare të qytetarëve të Ferizajt!

“Unë do të vazhdojë të jap kontributin tim kudo që jam gjithmonë në të mirë të vlerave njerëzore e fuqizimit të grave, pavarësisht epilogut përfundimtar. Kemi shumë për të bërë së bashku! Politika ende vazhdon të jetë sfidë për gratë, por vetëm duke u sfiduar, ia dalim, sepse Ferizaj e Kosova meriton të jetë një vend modern dhe i emancipuar. “ shkroi Halimi në një postim në Facebook.

Tutje sekretarja e LDK-së I falenderoi aktivistët e veprimtarët që i qëndruan pranë përgjatë këtyre muajve.

Për Halimin, kjo ka qenë gara e parë, pasi vonë është inkuadruar në kryesinë e LDK-së. Ajo ka marrë 9,36 për qind të votave.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img